Vendosni fjalën kyçe....

I bëhet pritë autokolonës në Iran, vriten 10  policë


10 policë në Iran janë vrarë pas një prite në jug të vendit.

Autokolona me të cilën udhëtonin u qëllua ndërsa udhëtonte duke çuar në vrasjen e efektivëve.

Fotot e sulmit u publikuan nga HalVash, një grup që lufton për të drejtat e popullit baluç të Afganistanit, Iranit dhe Pakistanit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani.