Vendosni fjalën kyçe....

Sulm terrorist në Izrael, 35 të plagosur nga përplasja e një kamioni me një autobus (Video)


35 persona janë plagosur pas një aksidenti ku një kamion u përplas me një autobus të mbushur me udhëtarë.

Gjashtë nga të  lënduarit janë në gjendje të rëndë ndërsa policia po e heton ngjarjen si sulm terrorist.

Sipas mediave vendase, ushtria ishte objektivi i sulmit, pasi ka disa baza të IDF-së pranë zones ku ndodhi aksidenti.

Shërbimet e urgjencës izraelite konfirmuan se ambulancat dhe mjekët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar rreth 40 persona të plagosur, kryesisht ushtarë.