Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë pallati në Lezhë, banorët në panik dalin me shpejtësi


Dhjetëra banorë kanë dalë në panik nga apartamentet pasi një pallat u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Ata kanë dalë në oborrin e pallatit në pritje të shuarjes së flakëve.

Tymi dhe flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe duke shkaktuar panik.

Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë në në kutinë e automatëve. Në vend kanë mbërritur me shpejtësi zjarrfikësit  që kanë vënë nën kontroll flakët.