Vendosni fjalën kyçe....

Arsenali e Liverpuli ndahen në “paqe”


Dy nga konkurrentët kryesorë për titullin kampion në Angli, Arsenali e Liverpuli kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen emocionuese të mbrëmjes së sotme në “Emirates”.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan “topçinjtë” me Saka po miqtë barazuan shpejt me Van Dijk para se Merino të shënonte të dytin për Arsenalin që e mbylli pjesë e parë duke fituar.

Me nisjen e së dytës miqtë e shtuan presionin duke gjetur golin e barazimitme Salah në minutën e 81’. Pas këtij rezultati, dy ekipet kanë ruajtur pozitat në vendin e tretë e të dytë përkatësisht.