Vendosni fjalën kyçe....

Festival golash në Milano, Interi e Juventusi barazojnë 4-4


Festival golash ka prodhuar barazimi mes Interit e Juventusit mbrëmjen e sotme.

Secili ekip shënoi nga katër gola në një barazim që nuk u shërben për të ngushtuar largësinë nga kreu që mbahet prej Napolit.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Interit 3-2 me dy gola të Zielinski e një nga Mkhitaryan për ziklatërit dhe dy gola të shënuar nga Vlahovic e Weah për bardhezinjtë.

Me nisjen e së dytës Interi arriti të shënojë edhe golin e katër me Dumfries po nuk qe në gjendje ta ruante avantazhin duke pësuar dy gola nga Yildiz.

Pas këtij barazimi Interi e Juventusi ruajnë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë në renditje.