128 persona kanë humbur jetën në Filipine për shkak të reshjeve të shiut nga stuhia Trami që shkaktuan rrëshqitje dheu e përmbytje.
Në vetëm 24 orë ra një sasi shiu e barasvlershme me dy muaj reshje, tha Presidenti Ferdinand Marcos.
Stuhia u largua nga Filipinet veriperëndimore të premten, duke lënë të paktën 85 njerëz të vdekur dhe 41 të tjerë të zhdukur në një nga stuhitë më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të arkipelagut të Azisë Juglindore deri tani për këtë vit, tha agjencia qeveritare.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi raportet vijnë nga zona të izoluara më parë.