Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, pretendoi të dielën se kishte shpëtuar nga një atentat, kur sulmues të armatosur hapën zjarr mbi automjetin e tij. Në një postim në mediat sociale, ai publikoi një video që tregonte vrima plumbash në makinën e tij dhe një shofer të plagosur.
Sipas deklaratave të tij, katër persona të maskuar, të veshur me të zeza dhe të armatosur, dolën nga dy automjete dhe filluan të qëllonin herët në mëngjes, kur ai po shkonte për të drejtuar programin e tij të rregullt të së dielës.
Ky incident vjen ne pershkallezimin e tensioneve politike në Bolivi, ku Morales, i cili udhëhoqi vendin nga 2006 deri në 2019, ka rritur mbështetje pas një vendimi të gjykatës kushtetuese që e ndalon atë të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Deri tani, autoritetet boliviane nuk kanë ofruar një koment mbi ngjarjen./CNN