Vendosni fjalën kyçe....

Balliu për rikthimin e mbetjeve në portin e Durrësit: Në Shqipëri s’lejohet cigarja në ambiente të mbyllura, por lejohen mbetjet toksike


Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër për rikthimin e mbetjeve të rrezikshme në portin e Durrësit.

Ai e ka cilësuar situatën si një tallje me shqiptarët, duke theksuar se në Shqipëri ndalohet duhani në ambiente të mbyllura, ndërsa mbetjet toksike lejohen të importohen.

“Në Shqipëri nuk lejohet cigarja në ambiente të mbyllura, por lejohen mbetjet toksike kudo. Kjo do të thotë të tallesh me Shqiptarët edhe kur i vret”, shkruan Balliu.