Pas aksidenti të trefishtë me pasojë vdekjen në rrugën Lezhë-Milot, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në Lezhë, këtë herë në fshatin Dajç.
Blutë e Lezhës bëjnë me dije se sot rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policise
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.