Policia e Tiranës është informuar nga Partia Demokratike për protestën e planifikuar nesër në orën 17:00, e cila do të përfshijë bllokimin e disa akseve kyçe në kryeqytet. Protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.
Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre.
Masat që do marrë policia për protestën nesër.
30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.