Vendosni fjalën kyçe....

Koçiu: Kujdesi për të moshuarit, objektivi ynë, 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 50% e buxhetit të shëndetësisë do të dedikohet për rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se kujdesi për këtë grup është një nga objektivat kryesorë të qeverisë.

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove.

Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.