Vendosni fjalën kyçe....

U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, humb jetën avokati 56-vjeçar


Një aksident tragjik ka ndodhur më 26 tetor në autostradën Lushnjë-Tiranë, ku avokati Mariglen Koçiu humbi jetën. Sipas njoftimeve të policisë, Koçiu po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është goditur nga një automjet i drejtuar nga Lulzim Balilaj.

Avokati nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndëroi jetë në vendin e ngjarjes. Kolegët dhe miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, duke reaguar me trishtim për ikjen e tij të parakohshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe reflektim mbi sigurinë rrugore.