Vendosni fjalën kyçe....

Rriten aksidentet në shtator me 52.7%, shkak kryesor sjellja e drejtuesve të mjeteve


Aksidentet rrugore u rritën me 52.7 për qind në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e një viti më parë.

Të dhënat zyrtare paraprake të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e 9 të vitit numërohen 142 aksidente rrugore, si rezultat i të cilëve numërohen 195 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Si 9 mujor numri aksidenteve shënoi 1228 me një rritje 42.3 për qind në raport me 9 mujorin e një viti më parë. INSTAT vlerëson se gjatë këtij nëntëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,3 për 100 aksidente, nga 16,1 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke u ndalur në shkaqet që kanë sjellë aksidentet të dhënat tregojnë se , në 94,4% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 11,3%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 26,8% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” thuhet në publikimin e INSTAT sa i takon aksidenteve rrugore.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor