Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit pritet të rinovojë mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë të implementuara pranë saj me një fond limit të parashikuar 260 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro.
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën e prokurimit të AKSHI-t nënvizohet se objekti kryesor i këtij shërbimi, është mirëmbajtja dhe optimizimi i pajisjeve dhe zgjidhjeve ekzistuese të sigurisë, në çdo komponent të tij me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës në 99.99%.
Komponentët kryesore të sistemit janë:
Rinovimi i licensave dhe mirëmbajtjen për Splunk – Sistemi për Informacionin e Sigurisë dhe manaxhimin e eventeve.
Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Imperva WAF – Sistem për Ruajtje të Aplikimeve Web.
Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Serverat ekzistues ku hostohet platforma virtuale Vmware.
Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Radware Load Balancer/ Reverse Proxy
Mirëmbajtjen për CyberArk PAS/PAM për sigurimin dhe menaxhimin e ciklit të jetës së llogarive të përdoruesve të SLA-ve (në nivel root apo administratori) dhe çelësave SSH të përdorura nga ana e tyre për të aksesuar serverat e sistemeve që kanë në mirëmbajtje në institucionin hostues.
Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Sisteme të Analizimit dhe Investigimit të Kërcënimeve (Honeypot) dhe Integrimi në një platforme të njëjtë te Sistemeve të Analizimit dhe Investigimit të vulnerabiliteteve në makinë fizike ose Virtuale dhe menaxhimin e vulnerabiliteteve për çështje të sigurisë së informacionit (2000 Njesi)
Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për platformën e kontrollit të sigurisë së aplikacioneve në Web (DAST) (50 aplikacione të njëjtën kohë)
Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për platformën e monitorimit te njësive përbërëse të mjediseve të jashtme virtuale të Autoritetit Kontraktor ndaj rrezikut të sigurisë kibernetike në kohë reale dhe raportime.
Po kështu nënvizohet se bashkë me komponentët kryesore do të ketë edhe konsulencë përgjatë kontratës. Afati i shërbimit të mirëmbajtjes do të jetë për një periudhë 2 vjeçare nga momenti i lidhjes së kontratës.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor
https://monitor.al/mirembajtja-e-sistemeve-te-sigurise-akshi-2-6-milione-euro-per-rinovimin/