Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku 24-vjeçar ka humbur jetën pasi i shpërtheu lënda plasëse që po ia vendoste një mjeti në lagjen lagjen “Shënkoll”.
Viktima raportohet se po vendoste eksplozivin në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit me iniciale R. Ç., rreth orës 04:10.
Por, lënda plasëse i ka shpërthyer dhe 24-vjeçari ka mbetur i dëmtuar. Ai është transportuar në spital dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.