Një ditë pas aksidentit të rëndë në Dajç të Lezhës, 30-vjeçari Francesk Mazogaj ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Ai u plagos rëndë nga përplasja me një zetor, i drejtuar nga Gaspër Daija, më 28 tetor.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, Mazogaj nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të shumta që mori.
Policia vendore ka arrestuar drejtuesin e mjetit bujqësor, i cili aktualisht po hetohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.