Sot dhe nesër, në Tiranë, zhvillohet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim ka si qëllim të forcojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Diskutimet do të përqendrohen në katër tema kryesore.
1.Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit
2.Liria e medias dhe zgjedhjet
3.Zhvillimi ekonomik dhe turizmi
4. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal
Hapjen e takimit do ta bëjnë Toni Gogu, kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.