Vendosni fjalën kyçe....

Braçe i revoltuar te “Ekonomia”: Po sulmohem prej kohësh sikur kërkoj të kap KLSH-në


Komisioni i Ekonomisë ka nisur me tone të ashpra nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili tha se po sulmohet nga mediat prej një muaj vetëm për shkak se ka kërkuar që KLSH-në të auditojë auditin e brendshëm të shtetit që ta vërë atë në punë, si dhe të bëjë publike planet e auditimit në institucione, kohëzgjatjen e kontrollit dhe emrat e audituesve.

Ai u shpreh se çdo herë që flet, fjalët e tij keqpërdoren, dhe akuzohet pa të drejtë se me anë të propozimeve për KLSH-në po tentohet kapja e këtij institucioni.

Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes për diçka të tillë, përveçse të bëjë punën e tij.

“Bëhen lajme se Braçe do të kapi KLSH-në. Dje ka ndodhur një gjë tjetër. Braçe do të kthejë KLSH në audit të brendshëm të qeverisë. E toleroj padien, por keqdashjen nuk e toleroj. Nuk vendos të mos flas sepse nëse hap gojën nesër do të jem sërish tabelë qitjeje.

Dal në portale kur jam në të drejtën e zotit të bëj punën time dhe të bëj propozime që vënë në punë.

Kjo na bën që ta qepim, sepse ndryshe jemi tabelë qitjeje.

Tre propozimet e mia nuk cënojnë asnjë gram pavarësinë e KLSH, sepse është një institucion tërësisht i pavarur”, u shpreh ai.