Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i PS takim me eurodeputetetët, Peleshi: Hapja e kapitujve, arritje e madhe


Grupi Parlamentar Socialist takoi delegacionin e Parlamentit Europian për të diskutuar avancimin e reformave europiane.

Takimi u fokusua në çështje si sundimi i ligjit, liria e medias, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet fqinjësore.

Niko Peleshi theksoi rëndësinë historike të hapjes së kapitujve dhe falënderoi Bashkimin Europian për mbështetje në procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Hapja e kapitujve është një arritje e madhe, duke shënuar një gur themeli historik në rrugëtimin tonë drejt ribashkimit të plotë europian. Çdo sukses në këtë proces është një hap përpara jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin,” u shpreh Peleshi.