Anëtari i kryesisë së PD-së Klevis Balliu tha gjatë protestës se opozita nuk do ndalet deri në plotësimin e kërkesave të sovranit për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Balliu tha se nuk mund të ketë asnjë dialog me qeverinë që është kapur duke vjedhur, duke burgosur krerët e opozitës dhe duke mbrojtur vrasësit.
“Kjo është vazhdimësia e asaj që nisëm me datë 7 dhe nuk do ndalim derisa të vendoset qeveria teknie. Është qevri që është kapur duke vjedhur, duke mbrojtur vrasësit, duke burgosur krerët e opozitës dhe nuk ka asnjë arsye pse të dialogosh me këtë qeveri. Ajo duhet të dëgjojë zërin e sovranit dhe të formohet qeveria teknike, të largohet Edi Rama dhe zgjedhje të lira e të ndershme.” – tha Balliu.