Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin tha të martën se mbi 14 milionë njerëz ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Sudan, qoftë brenda vendit ose jashtë kufijve, me rreth 200,000 njerëz të larguar që nga muaji i kaluar.
“11 milionë janë njerëzit të zhvendosur brenda vendit, 3.1 milionë janë ata që kanë kaluar kufijtë. Pra, në fakt janë mbi 14 milionë njerëz që janë në lëvizje tani,” u tha gazetarëve Drejtoresha e Përgjithshme e IOM, Amy Pope.
Ajo më vonë shtoi se numri ipërgjithshëm përfshinte disa njerëz që ishin zhvendosur përpara fillimit të luftës civile në prill 2023.