Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së u kërkon policëve të hapin rrugën: Në orën 8 do lirojmë qarkullimin, po protestojmë edhe për ju


Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u ka kërkuar policëve që të largohen nga protesta te Kthesa e Kazmës.

Dogjani tha se në orën 20:00 do lirojnë qarkullimin, pasi lejen e kanë marrë për 3 orë.

Ne protestojmë për të drejtat tona. Edhe për ju protestojmë, drejtoheni nga banditë. Nuk keni punë me policët, ju lutem shtyhuni me andej na lini në punën tonë. Sapo të shkojë ora 8 do ikim vetë”-tha deputeti.