Napoli ka arritur një fitore të rëndësishme në San Siro kundër Milanit.
Momentalisht skuadra e Antonio Conte është në vendin e parë me 25 pikë pas 10 xhirove në Serie A, me shtatë pikë kundër Interit që është në vendin e dytë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Napoli rrezikoi që në minutën e katër me Khvicha Kvaratskhelia (Napoli) që bëri një goditje por ajo u bllokua nga mbrojtja e Milanit.
Një minutë me vonë Frank Anguissa bëri një asistim për Romelu Lukaku (Napoli), i cili godet nga afër në qoshen e poshtme të djathtë të portës për të shënuar për rezultat 0-1.
Napoli rrezikoi edhe njëherë për të shënuar në minutën e 36, por Matteo Politano nuk goditi si duhet topin dhe ai përfundoj afër shtyllës së djathtë të portës.
Goli i dytë për Milanin erdhi në minutën e 43-të. Khvicha Kvaratskhelia (Napoli) bëri një kalim fantastik para mbrojtjes së Milanit për të goditur fuqishëm dhe duke shënuar në qoshen e poshtme të djathtë të portës së Milanit. Mike Maignan nuk kishte shans ta priste këtë goditje.
AC Milan u mendua që ngushtoi epërsinë me të filluar pjesa e dytë, kur Samuel Chukwueze pasoi të Alvaro Morata (AC Milan) që shënoi gol me kokë.
Por, fatkeqësisht goli u anulua nga VAR dhe gjyqtari Aandrea Colombo.
Napoli ishte afër për ta trefishuar rezultatin kur Frank Anguissa (Napoli) merr një top në zonë por goditja e tij ishte e pasaktë duke përfunduar jashtë kuadratit të portës.
Minuta e 83’të shënoi një rast të mirë për Milanin kur Rafael Leao (AC Milan) pas bëri disa veprime individuale goditi portën por topin e priti Alex Meret.
Tre minuta më vonë Christian Pulisic (AC Milan) merr një top në zonë por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Në minutat e mbetura Milan nuk arriti që të bënte diçka me lojë edhe për shkak të lojës së mirë në mbrojtje të Napolit, me lider kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.
Ndeshjen e radhës në seria A, AC Milan e luan kundër Monzas të shtunën, kurse Napoli do të luan në shtëpi kundër Atalantës, të dielën më 3 nëntor.’