Vendosni fjalën kyçe....

Sejko tek Komisioni i Dezinformimit: Janë shtuar sulmet kibernetike. Rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes së BSH-së


Bankat po bëhen gjithnjë e më të varura nga shërbimet dhe sistemet dixhitale ndërsa përballen me rritje të numrit të kërcënimeve kibernetike.

Keqinformimi dhe dezinformimi vlerësohen si rreziqet më të rënda globale për dy vitet e ardhshme.

Ata mund të dëmtojë rëndë stabilitetin financiar të një vendi duke keqinformuar qytetarët dhe bizneset lidhur me sigurinë e qëndrueshmërinë e bankave prandaj është e nevojshme marrja e masave.

Kreu i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i thirrur në seancën dëgjimore në Komisionin e Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”  pranoi se dy vitet e fundit sulmet kibernetike janë rritur.

“Dy vitet e fundit sulmet kibernetike drejt sistemit bankar është shtuar. Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cënuar llogaritë bankare si pasojë e masave të marra por informacionin, të dhënat. Por falë koordinimit të punës të gjithë institucioneve përfshi këtu BSH-në është izoluar dhe nuk ka krijuar probleme” tha Sejko

Në fjalën e tivuri theksin tek investimi në sistemet infrastrukturore për të pasur një mbrojtje sa më të lartë. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë është në proces përditësimi të kuadrit rregullator për mbrojtjen e rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe rrezikut kibernetik

“Në bashkëpunim me zyrën e asistencës teknike të Departamentit Amerikan të Thesarit po kryhet rishikimi dhe përshtatja e rregullores së BE-së, DORA, për një përqasje sa më të plotë të rregullores së mbikqyrjes së rrezikut të teknologjisë dhe informacionit dhe kibernetik. Kjo rregullore pritet të miratohet nga Këshilli Mbikqyrës I BSH-së muajin që vjen” tha Sejko.

Aktualisht në tregun shqiptar financiar operojnë 11 banka të nivelit të dytë, 5 prej të cilave me kapital shtetëror, 5 me origjinë nga vendet e BE-së dhe një bankë me origjinë kapitale nga Turqia.