Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me të moshuarit në Durrës: Jemi duke finalizuar rritjen e bonusit të fundvitit


Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, Zv.Ministrja (MEKI) Olta Manjani dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako po zhvillojnë një takim me pensionistët në Durrës për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve.

Rama u shpreh se sot po merren para nga taksat, që duhet të shkonin për shkolla dhe kopështet, për të mbushur deficitin nga skema e sigurimeve shoqërore që shkojnë për pensionet.

 “Koha të bëjmë këtë diskutim sepse është koha kur jemi në kushtet që ekonomia jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Të gjithë kategoritë e tjera kanë përfituar e po përfitojnë.

Vetëm pensionistët nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike.

Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të fëmijëve.

Taksat nuk janë për të paguar pensionet, por kur ndodh që kontributet janë më pak se sa duhet, i marrim nga taksat. Ia marrim të ardhmen për t’u garantuar pensionstëve pagat.

500 mln gropa që duhet të mbushim çdo vit.

Ju kujtohet një që tha do ju japim gjel për vit të ri, sot këndon si gjysmagjel në majë të penxheres.

Ai ju jepte gjysma gjel, ne e bëmë një bonus 50 euro për çdo pensionist”, tha ai.