Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pas një ngjarjeje fatale që ndodhi në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”. Shtetasi M. V., banues në Vlorë, dyshohet se përplasi me kamionin e tij A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pas një përplasjeje me një automjet tjetër.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi A. Ç. ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.