Në ditën e dytë të mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KPSA) u diskutua tema e ekonomisë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vuri theksin në disa pika kyçe për zhvillimin e vendit dhe nevojën për reforma të thella ekonomike.
Tabaku theksoi nevojën për modernizimin e modelit ekonomik të Shqipërisë, duke evidentuar se ekonomia aktualisht mbështetet kryesisht në ndërtimin, një sektor i ngarkuar nga korrupsioni dhe krimi, si dhe në bujqësinë që është në rënie të vazhdueshme.
Sipas saj, “ Modeli duhet ndryshuar. Duhet t’u japim përparësi sektorëve si teknologjia, bujqësia dhe industria. Këta sektorë të nënvlerësuar mund të krijojnë një bazë të fuqishme për rritjen ekonomike dhe për zhvillimin e kapitalit human në vend .”
Një tjetër pikë kyçe që Tabaku ngriti ishte ekonomia informale dhe shpërndarja e padrejtë e kontratave publike.
Ajo vuri në dukje se mbi 800 mijë transaksione të dyshimta të parave të pista po ndikojnë negativisht në qasjen e bizneseve të reja që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri.
“ Kapja ekonomike e vendit është një nga pengesat kryesore që duhet luftuar me të gjitha mjetet e mundshme ”, deklaroi Tabaku, duke shprehur shqetësimin për koncesionet dhe PPP-të e qeverisë aktuale që po e zhysin ekonominë në varësi të interesave të një pakice të korruptuar.
Tabaku gjithashtu kritikoi mungesën e hapjes ekonomike të Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar si një dështim të papranueshëm që kërkon ndërhyrje urgjente.
Ajo bëri thirrje për luftë ndaj status quo-së, për të mbrojtur dhe fuqizuar shtresën e mesme, për të shpërndarë të ardhurat në mënyrë të drejtë dhe për të krijuar mundësi për të rinjtë që po largohen nga vendi.
Deputetja përfundoi duke theksuar se çdo reformë ekonomike dhe institucionale duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave të ngushta të individëve të lidhur me pushtetin.
Tabaku bëri thirrje për një angazhim të gjithanshëm në përmirësimin e jetës ekonomike të shqiptarëve dhe për ndalimin e margjinalizimit të mëtejshëm të Shqipërisë në zhvillimet rajonale.
Fjala e deputetes së PD, Jorida Tabaku: Sfida dhe Mundësitë e Shqipërisë për Rritje Ekonomike të Qëndrueshme dhe Gjithëpërfshirëse
I nderuar z. Tarquino, më lejoni ta nis bisedën me një ndjesë që mbrëmë nuk ishim në darkën e organizuar për nderin tuaj por deputetët ishin të angazhuar në rajonet e policisë për të manaxhuar situatën me shoqërimet e policisë për protestuesit. Shpresoj të kemi mundësi të tjera për të ndarë shqetësime përtejkësaj tavoline.
Ju falenderoj për rolin tuaj dhe për urtësinë tuaj që diskutimet dhe debatet e parlamentit shqiptar që.i sjellim me aq pasion këtu të jemi po aq të dëgjueshëm ndaj palës kundërshtare.
Me profesion jam ekonomiste dhe kjo është pjesa më e bukur dhe ndoja të ndaja disa mendime në lidhje me rritjen ekonomike dhe stabilitetit por që kanë nevojë për një kornizë politike dhe gjithëpërfshirëse. Këtu qëndron sfida dhe mundësia që vendi ka.
Ne jemi një vend me pozicion strategjik jetik për Ballkanin dhe Europën. Është koha të vendosim rregull dhe të zbatojmë reforma të thella që nuk do të lënë më askënd të na margjinalizojë. Reformat janë të domosdoshme dhe të vonuara; pa to, Shqipëria rrezikon të mbetet në periferi të zhvillimeve rajonale. Pavarësisht pozicionit tonë të favorshëm Shqipëria mbështetet nga remitancat (që përbëjnë 10% të PBB) dhe vetëm 6% nga FDI. Shqipëria nuk mund të jetë një lojtar me peshë rajonale pa forcuar institucionet e saj dhe pa ndërmarrë reforma strukturore ekonomike, statusquoja na lë në stolin e investimeve të huaja direkte dhe e kthen këtë sektor në arenën e të favorizuarve të qeverisë.
Rritja jonë ekonomike aktualisht është e fokusuar kryesisht në dy sektorë: ndërtimin që vuan nga gangrena e pastrimit të parave prej krimit dhe korrupsionit dhe bujqësia që është në rënie. Modeli duhet ndryshuar ashtu siç sugjeron punimi i një kolegu tuaj italian, Enrico Letta, mbi reziliencën institucionale rezonon thellë këtu; duhet të modernizohet modeli ekonomik I Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor t’I jipen përparësi sektorëve sekttorëve si teknologjia, bujqësia, industria që ajnë sektorë të nënvlerësuar dhe nga ana tjetër duhet shfrytëzuar kapitali human.
Prania e ekonomisë informale, siç pohohet në raportin e DASH, por edhe mbi 800 mijë transaksione të aprave të pista konfirmuar nga një tjetër raport serioz I SELDI, kanë krijuar probleme serioze në lidhje me qasjen ndaj bizneseve serioze që duan të afrohen në vendin tonë. Nëse ne duam të stabilizojmë tregun na duhet të kemi një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, sfida kryesore që ka vendi jonë është migracioni. Pasi 40% e forcës aktive të punës është larguar nga vendi jonë ndërsa 35% të tjerë duan të largohn sipas sondazheve të shumta. 900 mln euro I kushton ekonomisë sonë largimi I të rinjve,një largim që vjen si pasojë e një modeli ekonomik të korruptuar por edhe një sistei politik po aq të korruptuar.
PPP-të dhe koncesionet e kësaj qeverie janë një tradhti ndaj interesit kombëtar! Nuk do të lejojmë që paratë e shqiptarëve të shkojnë në duart e një pakice të korruptuar. Me 1 në 3 tendera publikë që jepen pa garë konkuruese, dhe kontratat e PPP-ve që arrijnë pothuajse 50% të PBB-së sonë, ne rrezikojmë kapjen ekonomike në vend që të nxisim një rritje të drejtë. Kapja ekonomike është një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin tonë dhe duhet të luftohet me të gjitha mjetet e mundshme.
Fatkeqësisht, Shqipëria është e fundit në Ballkanin Perëndimor në lidhje me hapjen e ekonomisë. Kjo është një dështim i papranueshëm që duhet korrigjuar urgjentisht, nëse dëshirojmë të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Ndërsa Ballkani Perëndimor në tërësi është gjithnjë e më i hapur në tregtinë ndërkombëtare, Shqipëria mbetet gjithnjë e më e mbyllur. Hapja ndaj tregtisë është një nga të paktët indikatorë ku Ballkani Perëndimor performon më mirë se Bashkimi Europian.
Në ekonominë e mbyllur shqiptare kemi gjithnjë e më pak konkurencë dhe ka një shpërndarje të padrejtë të punëve publike dhe kontratave publike. 95% e punëve publike shkon në një dorë të caktuar të ekonomisë dhe janë 12 biznese që përfitojnë nga një sistem i kapur duke prodhuar monopole dhe një treg të mbyllur.
Shqipëria është në një moment historik. Ne ose duhet të luftojmë për të ndryshuar situatën; duhet të luftojmë për të përfaqësuear shtresën e mesme për të shpërndarë të ardhurat për të gjithë apo do të përfundojmë gjithnjë e më shumë të izoluar në luftë kundër meritokracisë dhe tregut të lirë që mqitë tanë italainë e kanë parë nga ana tjetër e Adriatikut.
Duhet që poteciali i vendit të shfrytësohet dhe rritja ekonomike të shpërndahet dhe duhet të ofrojmë mundësi për të rinjtë që largohet dhe mbi të gjitha duhet që modelin ekonomik ta vendosim në shërbim të qytetarëve dhe jo politikës.