Një konflikt në gjimnazin “Shote Galica” në Fushëkrujë ka përfunduar me një të plagosur, 17-vjeçarin K.D., i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ai po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me plagë të thella dhe hemoragji.
Policia ka konfirmuar se konflikti ndodhi mes dy nxënësve të shkollës, dhe autori i plagosjes, një 18-vjeçar, është shoqëruar nga blutë. Ende nuk janë sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje të dhunshme.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).
Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.