Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria e para në Evropë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë


Kryeministri Edi Rama ka ndarë të dhëna nga UNWTO, sipas të cilave Shqipëria renditet e para në Evropë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë nga janari deri në korrik 2024, krahasuar me periudhën para COVID-19.

Në nivel global, vendi ynë zë vendin e dytë, pas Katarit. Rama thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për turizmin shqiptar.

Sipas UNWTO, nga janari deri në korrik 2024, Shqipëria është 1 në Evropë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me kohët para COVID-it, dhe 2 në nivel global, pak pas Katarit”, shkruan Rama në rrjetin social X.