Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dje Shqipëria u çlirua për tre orë, herës tjetër pushtojmë institucionet e narkoshtetit


Kreu i PD-së tha se Shqipëria u çlirua mbrëmë për tre orë, gjatë pprotestës së opozitës që bllokoi rrugët kryesore në vend.

Në një deklaratë nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie prej 10 muajsh, kryedemokrati tha se fitorja më e madhe është mesazhi i shpresës që iu përcoll shqiptarëve.

Berisha tha se në protestën e radhës përveç bllokimit të rrugëve do ketë edhe pushtim të institucioneve.

“Mbrëmë Shqipëria u çlirua për tre orë, rifitoi sovranitetin për 3 orë. Fitorja më e madhe është mesazhi i shpresës që u përcollëm shqiptarëve: Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti. Falenderim për heronjtë dhe guximtarët. Herën tjetër do të jetë 3 ditë ose 3 javë nëse është nevoja. Jo vetëm bllokim rrugës por edhe okupim i institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk funksionon dot.” – tha Berisha.