Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Shkodër, shkon në tre numri i viktimave


Vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici, Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për Bashkinë Shkodër dhe një kalimtar i rastit mbetën të vrarë nga atentati në Dobraç të Shkodrës më datë 30 tetor 2024.

Kalimtarja e rastit, Flutura Basha mbeti viktimë ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha mbeti i  plagosur rëndë.

Ngjarja tejet e rëndë ka ndodhur ka ndodhur në zonën e Dobraçit në vendin e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, ku Lici dhe Bushati kanë qenë duke udhëtuar me një “Mercedes-Benz” me targa kroate kur janë qëlluar me breshëri.

Pas atentatit mjeti ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me nje mur guri.

Pas ngjarjes një makinë e markës “Range Rover” u gjet e djegur në fshatin Golem dhe brenda saj u gjendën dhe dy armë zjarri. 

Gjithashtu armë zjarri u gjetën edhe në makinën ku ndodheshin dy viktima Lici dhe Bushati.  

Rreth dy javë më parë, më 1o tetor Arlind Bushati, ka denoncuar në policinë e Shkodrës se është kanosur me armë nga dy persona të maskuar, të cilët i janë afruar me një motor.

Mësohet se ka qenë vetë 32-vjeçari që ka denoncuar në Polici, se dy persona të paidentifikuar që qarkullonin i kanë drejtuar armën afër një lokali në pedonale.

Majtas Hamza Lici, djathtas Arlind Bushati

Njoftimi

“Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.”