Ka ndërruar jetë në spital, Arlind Bushati.
I riu i cili mori një plumb në kokë, nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.
Arlind Bushati ishte në makinë me Hamza Liçin në atentatin e ndodhur sot në Dobraç të Shkodrës.
Arlindi është djali i ish-kandidatit për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.
Më parë ndërroi jetë në vendngjarje Hamza Lici i cili ishte në një makinë me Bushatin.
Viktimë tjetër e kësaj ngjarjeje ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë.