Një gardh metalik është vendosur në hyrje të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si masë sigurie për të parandaluar ndonjë aksion nga opozita që mund të pengojë funksionimin normal të parlamentit.
Partia Demokratike ka mbledhur grupin Parlamentar në selinë blu dhe pritet që më pas të drejtohet drejt Kuvendit. Ndërkohë, forcat policore janë vendosur jashtë ambienteve të Kuvendit dhe janë në gatishmëri, në rast se protestuesit, të cilët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës, do të tentojnë të shkojnë te Kuvendi, siç ndodhi dy javë më parë.
Deputetët e Partisë Socialiste po vazhdojnë hyrjen në sallën e seancës plenare, pavarësisht tensioneve të mundshme.