Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e minatorëve, Bardhi: Nesër dorëzojmë në Kuvend projektligjin


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se nesër do të dorëzohet në Kuvend një projektligj lidhur me statusin e minatorëve. Ai theksoi se kërkesat e protestuesve janë dëgjuar dhe përfshirë në këtë projektligj.

Bardhi, teksa fliste për mediat jashtë Kuvendit, informoi se minatorët kanë filluar protestën përpara godinës, ndërsa shprehu besimin se kolegët e tij kanë pasur mundësi t’i komunikojnë kërkesat e protestuesve.

Ndërkohë, Garda ka bllokuar hyrjen e disa deputetëve në Kuvend, në lidhje me vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tyre nga jeta parlamentare për një periudhë 40-60 ditë.

“Nesër dorëzohet zyrtarisht në Kuvend. Kërkesa e protestuesve që kanë disa janë që vijnë para Kuvendit, janë dëgjuar nga PD dhe çdo kërkesë e tyre është përkthyer në projektligj. Besoj që kolegët që kishin komunikim e ata, kanë pasur mundësi t’ua komunikojnë”, u shpreh ai për mediat jashtë Kuvendit.