Vendosni fjalën kyçe....

U paraqit në SPAK për 21 janarin, Qefalia-Alibeajt: Sa herë ndërron ngjyrën, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, mbetesh Enkelejd


Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka sqaruar arsyen e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dëshmuar rreth ngjarjeve të 21 Janarit. 

Qefalia u shpreh se në SPAK i ishte treguar një fotografi ku kishte të bëjë me Alibeajn. “Më thanë, ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’. Jo, jo, i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda,” tha ai.

Në një replikë të mëtejshme, Qefalia e kritikoi Alibeajn për ndryshimin e pozicioneve politike, duke thënë se pavarësisht se si e ndërron ngjyrën, ai mbetet Enkelejdi.

“Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’. Jo, jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda.

Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur. Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues”, tha Qefaliaj.