Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pyetet nëse do ulej për bisedime me Ramën: Duket qartë ç’dialog njeh ai


Kreu i PD-së Berisha pohoi sot se kryeministri Rama nuk kërkon dialog me opozitën dhe tregues për këtë sipas tij është burgosja e krerëve të saj dhe deputeti Salianji.

Deklarata e Berishës erdhi pas thirrjes për dialog mes palëve nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, i cili ishte sot në Kuvend ku u takua me kryeministrin Rama e kryeparlamentares Spiropali së cilës i dorëzoi progres raportin.

“Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument.

Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë. Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës”, tha Berisha.