Deputetja e PD-së Tabaku ka takuar sot minatorët që protestuan para Parlamentit dhe Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e Statusit të Minatorit.
Tabaku tha se PD-ja ka bërë një propozim ligjor për statusin që është nënshkruar nga 10 deputetë demokratë dhe është dorëzuar në Kuvend.
Ajo tha se është koha që të shtyhet përpara me presion ndaj qeverisë dheshumicës socialiste për t’u dhënë minatorëve atë që u takon.
“Tani është momenti të shtyjmë përpara me presion qeverinë dhe mazhorancën socialiste, që ua kanë premtuar dhe ende nuk ua kanë plotësuar.” – tha Tabaku.
Minatorët protestojnë prej vitesh në kërkim të miratimit të Statusit që do u jepte atyre të drejtat dhe mbrojtjen sociale për punën e tyre ndër vite.