Vendosni fjalën kyçe....

Teuta dhe Elbasani ndahen në paqe pa gola, Dinamo barazon ndaj Bylisit


Sfida mes Teutës dhe Elbasanit në “Niko Dovana”, e vlefshme për elitën përfundoi në barazim pa gola.

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk ia doli që të shënojë.

Me këtë rezultat, durrsakët janë në vendin e gjashtë, ndërsa ekipi nga Elbasani janë në vendin e katërt.

Barazim 1-1 u mbyll Dinamo-Bylis në “Elbasan Arena”.

Ballshiotët realizuan të parët në minutën e 52-të me Ayodeji. Dinamovitët u kundërpërgjigjën me Itodo, në të 68-tën minutë. Ekipi i Dajës renditet në vendin e 3-të, ndërsa të besuarit e Dedes mbyllin klasifikimin.