Në portin e Livornos në Itali, autoritetet kanë sekuestruar një ngarkesë kokaine prej 40 kilogramësh, të ndarë në 36 pako dhe me vlerë tregu rreth 3 milionë euro.
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar teksa përpiqeshin të nxirrnin drogën nga një kontejner që kishte mbërritur nga Ekuadori. Policia italiane i kapi ata në flagrancë gjatë operacionit.
Pas analizimit në laborator, lënda narkotike do të asgjësohet.
Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, përgëzoi autoritetet për operacionin, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar që përdor portin e Livornos si një pikë kyçe për trafikimin e drogës.