Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për “Top Story” në Top Channel për të kundërshtuar deklaratën e Ambasadorit të BE-së në Tiranë mbi punën e SPAK-ut deklaroi se një nga prokurorët e posaçëm është në regjistrime me një trafikant.
Sipas Berishës një prokuror të cilit nuk i përmendi emrin është në regjistrime me një trafikant duke i kërkuar para vrasësit për t’ja ndryshuar krimin.
“Në vitin e mbledhjes së kanabisin Donald Lu lëvdonte policinë për punën në vetëmohim që bënë kundër drogës, kur unë e denoncoja drogën dhe gjeneral ‘Lisi’ para Mc Gonigalit do të korruptohej, por Berisha mbronte interesin e vendit të tij.
Sali Berisha mbi bazë dokumentesh zyrtare të pamohueshme që disponon e ka shpallur Spak organizatë kriminale dhe pse e ka bërë këtë, mund t’i kisha marrë këtu me vete sonte dhe t’u lexoja disa nga regjistrimet ku prokurori i kërkon vrasësit ose trafikantit kaq e aq për t’ja ndryshuar krimin, për t’ja manipuluar dosjen, i SPAK-ut.
Jo komisioni meqenëse je aty, por në botë njeri që të më lëkundë mua në bindjet, se ai që tregton dhe bën pazar me vrasësin nuk është i lig sa vrasësi nuk ka, ai që i di këto dhe thotë, po po nuk jam i tillë. Kur kolegu i tij apo bosi i tij i thotë se ky prokuror ia tha na thuaj pak ti zotëri Duman, nga 19 pyetje që iu bënë Ymer Lalës i denoncuar nga Luftar Reci për vrasje nuk guxove t’i bësh pyetje për vrasje. Janë pak nga dosjet. Kam respekt për ambasadorin e BE-së, por më shumë kam për të vërtetën”-deklaroi Berisha.