Deputeti i PD-së Luan Baçi ka folur pas daljes nga SPAK.
Për mediat ai tha se është paraqitur në SPAK pasi është rikallëzuar për një çështje që është mbyllur më parë.
“Shkova për një çështje që është mbyllur njëherë, u rikallëzova. U rikallëzova dhe njëherë nga i njëjti person për fshehje pasurie, është hetuar dhe nuk jam i shqetësuar.
Ka bërë përsëri të njëjtin kallëzim. Gjithsesi unë përsëri u përgjigja, por ndoshta dhe SPAK-u si të vëmendshëm që janë për t’u bërë qejfin dhe qytetarëve, unë përsëri u paraqita.
Çfarë u thashë këtu deklarova. Nuk ishte prokuror, ishte punonjës i BKH-së”.- tha Baçi.