Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci tragjik nga përmbytjet në Spanjë, 202 viktima


Ka shkuar në 202 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë.

Ato kanë qenë më të këqijat prej dekadash.

Stuhia nisi të martën ndërsa rajoni më i goditur është Valencia. Përveç viktimave, dhjetëra persona janë ende të zhdukur ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë prej ditësh.

“Ka dhjetëra persona të zhdukur. Ne nuk mund ta konfirmojmë atë numër. Por është e qartë se sa më shumë kalojnë ditët dhe ato nuk shfaqen, aq më shumë ka gjasa që ne të mos kemi asnjë shpresë për t’i gjetur ata të gjallë”, tha një zyrar lokal i Valencias.

Valencia pa reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet me banorët që u zunë në befasi dhe u bllokuan në bodrume dhe katet e poshtme të ndërtesave.