Anija me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike pritet të ankorohet në Portin e Durrësit. Anija “Moliva”me 102 kontejnerë në bord u nis drejt Tajlandës e Singaporit nga Porti i Durrësit më 4 korrik.
Megjithatë pas alarmit të dhënë nga Rrjeti i Baselit mbi ngarkesën e dyshimtë, anija u ndalua dhe u kthye mbrapsht.
Hetimet për çështjen në fjalë kanë nisur më 21 gusht. Prokuroria ka kërkuar analizën e lëndës që ndodhet brenda kontejnerëve.
Mbetjet kanë dalë nga kompania “Kurum” dhe janë transportuar deri në Portin e Durrësit nga kompania “Sokolaj”, me dy kompanitë që janë gjithashtu në hetim.
Pas zbulimit të skandalit, “Kurum” ndaloi punën duke lënë pa të ardhura qindra familje, ndërsa dha si shkak për ndërprerjen e punës pamundësinë e ruajtjes së konkurrencës dhe ristrukturimin.