Vendosni fjalën kyçe....

“Burrë plak…”, “Ta dija se ishe s’kisha ardhur fare në studio” – Sherrosen keqazi Shabani e Spaho


Deputeti  i PD-së Spaho e kreu i Nisma Thurje Shabani janë sherrosur keqazi me akuza e kundërakuza ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa Shabani i tha Spahos se ai shkonte herë me Berishën e herë me Bashën dhe se PD-ja ka marrëveshje të hapur me Ramën, ndërsa Spaho iu përgjigj duke i thënë se po ta dinte se do ishte edhe Shabani në studio nuk do kishte ardhur fare në debat.

Spaho i tha gjithashtu kreut të Nisma Thurje që të shkojë t’i lëpihet kryeministrit Rama.

Shabani nga ana e tij nuk e la me kaq duke i thënë demokratit se ishte një burrë plak që nuk mund t’i bëjë moral.

Debati

Shabani: Ti shkon njëherë me Bashën, njëherë me Berishën. Aq çështje sa kam çuar në SPAK kundër Edi Ramës ju keni marrëveshje publike me Edi Ramën. Ju i keni tradhtuar protestuesit, zotin çela ju mund ta kishit amnistuar por nuk e bëtë. Amnistuat të korruptuarit.

Spaho: Deri tani demagogji pa bukë. Unë kam ardhur këtu që të bëja debat me Toni Gogun e PS, nuk e dija që jeni ju se po ta dija nuk do vija. Nuk bëj debat me ata që bëjnë opozitën e opozitës.

Shabani: E di që do PS, me PS keni marrëveshje…

Spaho: Ti nuk kupton themeloren se kush e qeveris këtë vend. Do e shohësh sa keq do përfundoni pas zgjedhjeve të 2025.

Shabani: Nisma Thurje me vepra ka bërë opozitë kundër Edi Ramës.

Spaho: Shko lëpiju Edi Ramës.

Shabani: Ke moshën e babait tim, më vjen zor t’ia kthej në këtë mënyrë. Ju keni marrëveshje me PS-në, publike. Amnistia, Kodi Zgjedhor. S’po merrem me 19 pallatet… Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunohet në Parlament, por për çfarë? Po të bashkonin votat me Ramën për të rritur pensionet do e duartrokisja, i bashkuan votat për rrogat e veta.

Spaho: Ramës i shërben ti. S’kemi bashkuar votat me PS.

Shabani: Lidhe atë që ke në studio… Më bën moral ti, burrë plak. Këta bëhen bashkë kundër shqiptarëve. Prandaj këta duhet të dalin nga politika, sepse e meritoni dhe të shkriheni si parti.

Spaho: I shërben Ramës dhe shqiptarët e kuptojnë shumë mirë. S’ke për të hyrë në politikë sepse i shërben Edi Ramës.

Shabani: Jeni drejt greminës…