Vendosni fjalën kyçe....

Islanda synon të marrë energji diellore nga hapësira në vitin 2030


Një nga ankesat kryesore kur bëhet fjalë për energjinë diellore është se zakonisht duhet ta lidhni atë me bateritë. Edhe në zonat me shumë diell, nuk mund t’i keni rrezet e diellit 24 orë në 7 ditët e javës gjatë gjithë vitit.

Të paktën jo në Tokë. Në hapësirë, megjithatë, kjo është e mundur. Për dekada, njerëzit kanë shqyrtuar mundësitë e energjisë diellore hapësinore. Tani kjo mund të bëhet realitet në vetëm pak vite.

Kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar “Space Solar” është në partneritet me “Reykjavik Energy” dhe nismën islandeze “Transition Labs” për të zhvilluar një termocentral diellor të bazuar në hapësirë ​​që mund të japë rreth 30 megavat energji elektrike, e mjaftueshme për të fuqizuar midis 1500 dhe 3000 shtëpive, duke nisur nga viti 2030.

Sistemi do mbledhë dritën e diellit në hapësirë ​​përmes paneleve diellore dhe më pas do e transmetojë atë si valë radio në një frekuencë specifike në një stacion tokësor, ku do shndërrohet në energji elektrike për rrjetin.

Sateliti pritet të jetë gjigant. Kompania synon të ketë një version të zgjeruar të sistemit në hapësirë ​​deri në vitin 2036, që do furnizonte gigavat me energji elektrike.

“Bashkëpunimi me Reykjavik Energy shënon një pikë historike kyçe në udhëtimin e Space Solar drejt vendosjes së bashkëpunimit  në shkallë të plotë. Qasja e tyre largpamëse ndaj teknologjisë klimatike, e përzier me ekspertizën në ruajtjen e karbonit përmes Carbfix dhe një partneritet të gjatë me Climeëorks, e bën Reykjavik Energy partnerin e përsosur për fazën fillestare të Space Solar,” tha Kjartan Örn Olafsson, drejtuesi ekzekutiv i Transition Labs një deklaratë.

Plani është sigurisht i guximshëm. Deri tani, transmetimi i energjisë nga orbita nuk e ka askund atë lloj fuqie. Këtë vit, demonstruesi i Caltech për këtë teknologji tregoi se vetë teknologjia është sigurisht e mundur, por ajo transmetoi vetëm disa milivat fuqi në Tokë. Propozimi për Islandën do duhet të jetë në gjendje të japë miliarda herë më shumë fuqi.