Kryeministri Edi Rama teksa po fliste për pensionet në Korçë me pensionistët ka sulmuar kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori për protestat e organizuara me pensionistët
Rama e cilësoi Arlind Qorin një Sude që sipas tij nxori “ca pensionistë në protestë” duke i kërkuar pensionistëve të mos besojnë asnjë përveç tij.
Kjo pasi Qori doli në protestë me pensionistët para kryeministrisë disa ditë më parë, për të protestuar për pensionet.
‘Shumica e pensionistëve nuk diskutohet që mbështesin këtë forcë por edhe të tjerët duhet të jenë të bindur pavarësisht arsyeve të tyre, në mënyrë të pavetëdijshme mbështesin Suden. Pensionistët që nuk mbështesin ne, apo që shkojnë pas maskave të Sudes qofshin 80-vjeçare apo 30 vjeçare. Duhet ta dinë që për inati tonë flenë me Suden. Ti dëgjosh, kur flasin dhe ti dëgjosh kur thonë çdo bëjnë nuk bëjnë sens, njësoj si Sudja. Prandaj inat le të na kenë por hakun nuk duhet të na e mohojnë sepse ia bëjnë vetes. Ne e kemi mbështetjen për të vazhduar këtë punë. Ne e hapëm këtë diskutim dhe prandaj dalin tani. Është një sude me gjyzlyke që sjell ca pensionistë që dalin në protestë. Dhe vërtetë jam i keqardhur për ata pensionistë sepse dalin të nxitur nga Sudja. Dhe i besojnë kësaj sudja. Një Sude me një maskë me gjyzlyke. Këto ishin këto ato që kisha unë”-deklaroi Rama.
Duket se protesta Lëvizjes Bashkë me pensionitët e ka acaruar kreun e qeverisë përderisa ai vendosi që ditën e sotme ta sulmojë atë në një kohë kur indeksimi i pensioneve që bëri ka lënë të pakënaqur pensionistët.
Kjo gjë duket se është lexuar nga brenda qeverisë dhe Partisë Socialiste duke e vënë në lëvizje duke mos anashkaluar dhe zgjedhjet që janë para pasi pensionistët shihen si një hambar votash për “të majtën”.