Dy të mitur kanë mbetur të plagosur në një aksident në Shkodër.
Policia thotë se ngjarja u regjistruar në aksin Shkodër – Hani i Hotit, ku makina e drejtuar nga një 21 vjeçar përplasi motorin ku po udhëtonin dy 14-vjeçare.
“Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.