Në Fier njerzit kanë dalë nga shtëpitë e tyre në këtë ditë të Dielë për të ndjekur Arlind Qorin dhe Lëvizjen e tij.
Nga takimi me qindra qytetarë është diskutuar për problemet e tyre të përditshme, pamundësia për gjetjen e një pune apo mos rritja e pensioneve nga ana e qeverisë.
Në statusin e e shpërndarë në rrjetet sociale, Lëvizja Bashkë jep mesazhin e saj se ky takim ishte një shpresë dhe vullnet në rrugën për të ecur përpara.
Postimi:
FALEMINDERIT FIERI!
Si asnjëherë më parë sot, qytetarët e Fierit shprehën të gjithë mikpritjen dhe mbështetjen e tyre në takimin e organizuar nga aktivistët e Lëvizjes BASHKË.
Patëm mundësinë të flasim me qindra prej tyre për padrejtësinë me të cilën përballen përditë, për pamundësinë e një pune dhe jete me dinjitet, si dhe për talljen e kësaj qeverie me pensionistët dhe invalidët.
Ky takim na jep shpresën dhe vullnetin për të ecur përpara në rrugëtimin që kemi nisur. Bashkohemi në Lëvizjen BASHKË!