Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi i rrallë, gjendet 200 vjet pas vdekjes muzika e humbur e Chopin


Një kurator në një muze në qytetin e Nju Jorkut ka zbuluar një vals të panjohur më parë të shkruar nga Frederic Chopin, hera e parë që një vepër e re e kompozitorit polak është gjetur në gati 100 vjet.

Valsi, i shkruar në një dorëshkrim të vogël me përmasa rreth 12 cm x 15 cm, u zbulua për herë të parë nga kuratori Robinson McClellan në vitin 2019, i cili më pas kërkoi ndihmë nga ekspertët.

“Chopin shkroi shkëlqyeshëm pjesë muzikore të shkurtra, por kjo vepër, që zgjat rreth një minutë, është më e shkurtër se çdo vals tjetër i tij”, shton deklarata.

Mçlellan i kërkoi ekspertit të Chopin, Jeffrey Kallberg, bashkëpunëtor dhe dekan për artet dhe letrat në Universitetin e Pensilvanisë, për të ndihmuar në vërtetimin e valsit.

“Hulumtimi i gjerë tregon se ka shumë gjasa që pjesa të jetë nga Chopin”, thuhet në deklaratë.

Ky hulumtim përfshinte analiza nga kuratorë të cilët zbuluan se letra dhe boja përputhen me ato që Chopin përdorte normalisht. Kjo e daton dorëshkrimin në vitet 1830, tha një zëdhënëse e muzeut për CNN të martën.

“Ky vals i zbuluar rishtazi zgjeron të kuptuarit tonë për Chopin si kompozitor dhe ngre pyetje të reja për studiuesit për t’u marrë parasysh në lidhje me kohën kur ai e shkroi dhe për kë ishte menduar,” tha Mçlellan në deklaratë.

Kompozitori polak ka lindur në vitin 1810 dhe ishte më i njohur për pjesët solo të pianos.

Shopeni vdiq në Paris, Francë, në moshën 39-vjeçare. Ai është një nga artistët më të famshëm të Polonisë dhe emrin e tij e mban aeroporti i Varshavës.

Edhe zemra e tij, e ruajtur në alkool pas vdekjes së tij në 1849, është vulosur në një mur të Kishës së Kryqit të Shenjtë në Varshavë.

Por sugjerimet e fundit në lidhje me jetën private të Shopenit shkaktuan jo pak zhurmë pasi bien ndesh me traditat e forta konservatore të Polonisë.

Sipas një dokumentari të radios zvicerane të publikuar në vitin 2020, kompozitori kishte marrëdhënie me burra dhe këto marrëdhënie u lanë jashtë nga historianët dhe biografët e njëpasnjëshëm.