Vendosni fjalën kyçe....

Xi presion Bidenit për Tajvanin


Presidenti kinez Xi Jinping i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden vitin e kaluar të ndryshojë gjuhën që Shtetet e Bashkuara përdorin kur diskutojnë pozicionin e tyre për pavarësinë e Tajvanit, sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me bisedën private.

Gjatë takimit Biden-Xi nëntorin e kaluar pranë San Franciskos, Xi dhe ndihmësit e tij i kërkuan Biden dhe ekipit të tij të ndryshonin gjuhën në deklaratat zyrtare të SHBA-së.

Kina donte që SHBA-ja të thoshte “ne kundërshtojmë pavarësinë e Tajvanit”, në vend të versionit të tanishëm, që është se Shtetet e Bashkuara “nuk e mbështesin” pavarësinë e Tajvanit, thanë njerëzit, të cilët folën në kushte anonime.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një personi tjetër të njohur me bisedën, ndihmësit e Xi-së i kanë ndjekur dhe bërë vijimësisht kërkesat në muajt e ardhshëm.

SHBA ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë ndryshimi.

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj një kërkese për koment me një deklaratë që përsëriste linjën se Uashingtoni nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit.

“Administrata Biden-Harris ka qenë e qqartë në politikën tonë prej kohësh të Një Kine”, thuhej në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Tajvanit nuk pranoi të komentojë.